Edi Rama intervistë për “Ta Nea”: S’kemi problem territori me Greqinë

schedule09:27 - 6 Shkurt, 2018

schedule 09:27 - 6 Shkurt, 2018

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazeten greke Ta Nea, e cila sot e publikon këtë titull në faqen e saj të parë. Në këtë intervistë kryeministri Rama është shprehur se qeveria shqiptare është shumë pranë marrëveshjes me Greqinë lidhur me kufijtë detare. “Marrëveshja do të jetë e drejtë për të dy palët” ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare  ka siguruar se nuk ka probleme territoriale midis Shqipërisë dhe Greqisë. Rama thekson për gazetën “Ta Nea” se nuk ka asnjë axhendë të fshehtë mes dy vendeve, por megjithatë ai këmbëngul në çështjen came.

“Pavarësisht se Athina nuk e njeh këtë çështje- eshte shprehur kryeminisri Rama- ajo është çështje e të drejtave themelore të njeriut. A mund ta imagjinoni sot në shekullin e 21 që burra dhe gra të moshuar në Shqipëri e kanë të ndaluar të hyjnë brenda kufijve të Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga Cameria?”-thotë kryeministri.

“Edhe ata kanë të drejtë të udhëtojnë në Greqi apo përmes gjykatave të kërkojnë të drejtat pronësore si çdo qytetar europian”- shprehet kryeministri shqiptar në intervisten për gazetën greke “Ta Nea”./abcnews.al