“Edhe pak ditë na ndajnë të përqafoj”, nëna e Stresit e kujton me fotot nga fëmijëria

schedule21:56 - 14 Shtator, 2021

schedule 21:56 - 14 Shtator, 2021

Ditën e sotme, reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka publikuar një pjesë nga bisedat me nënën e tij.

Ka qenë nëna ajo që i ka dërguar artistit një fotografi nga fëmijëria e tij, e cila nga fjalët e thëna dëshironte që Stresi të ishte ende i vogli i saj.

“Të ishe dhe njëherë kaq. Sa i mirë. E kujtojë krejt atë kohë”, kanë qenë fjalët e nënës derisa Stresi ia ka kthyer se është akoma i vogli i saj derisa më tej i ka thënë se edhe pak ditë e do ta përqafoj.

Ndërkohë kur e ka shpërndarë bisedën me nënën në InstaStory në mbishkrim kishte shkruar: “Zoti i bekoftë nanat tona”./abcnews.al