Edhe një vit në stol për të tentuar titullin, klubi dardan rinovon me trajnerin

schedule15:59 - 2 Gusht, 2020

schedule 15:59 - 2 Gusht, 2020

Afrim Tovërlani është një ndër trajnerët më fitues të futbollit dardan. 53-vjeçari ka një eksperiencë të madhe dhe 5 marsin e këtij viti mori drejtimin e Feronikelit. Një rikthim në Drenas për të, aty ku fitoi titullin kampion në sezonin 2015/2016.

Toki, siç njihet nga të gjithë, do të vijojë edhe në sezonin e ardhshëm të ulet në pankinën e Feronikelit. Me anë të një postimi në “Facebook”, klubi i IPKO Superligës së Kosovës ka zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me trajnerin.

Presidenti Naser Ramaj i ka dhuruar rinovimin me një tjetër vit dhe Tovërlani ka thënë fjalët e para pas firmës mbi kontratën e re. “Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta, por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar Kryetari dhe zyrtaret e klubit.

Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadër pretendonte për titull, kuptohet që ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithave do të jemi aty ku dëshirojmë ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit, të cilët vitet e fundit janë mësuar më titujt e kupa“, deklaron Tovërlani. /abcnews.al