“Edhe muret kanë veshë”/ Për të mos harruar krimet e komunizmit

schedule13:16 - 9 Maj, 2018

schedule 13:16 - 9 Maj, 2018

Në sheshet e gjashtë qyteteve të vendit u realizua njëherësh një aktivitet që ka për qëllim të mos harrohen krimet e komunizmit. Ky aktivitet i pari i këtij lloji u realizua përmes një instalacioni kompleks me dëshmi të njerëzve të dënuar dhe të burgosur në kohën e diktaturës.

“Edhe muret kanë veshë”. Instalacioni i projektuar në të njëjtën natë dhe orë në sheshet kryesore të 6 qyteteve.

Një krijim shumëdimensional i kujtesës kolektive për ata që u dënuan, humbën lirinë apo jetën në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste.

Frazat apo thëniet që përshkruajnë tragjedinë njerëzore të shkaktuar nga krimet e komunizmit  janë shkëputur nga dorëshkrime, dokumentime apo arkiva personale të individëve të burgosur, apo internuar dhe janë përzgjedhur nga dëshmitë gojore të të mbijetuarve.

“Isha 6 vjeç kur u njoha me burgun”….Qaja se kisha frikë gogolin“… shprehje të marra nga dëshmitë e personave të cilët vite me radhë vuajten burgjet e komunizmit.

 “Përkujtojmë për të shëruar dhe parandaluar”, ishte qëllimi i një aktiviteti të tillë kuruar nga artisja Alketa Xhafa Mripa.

Së bashku me Autoritetin e Dosjeve, artistes iu bashkua një ekip ekspertësh të artit dhe komunikimit, të cilët kontribuojnë në aktivitetet ndërgjegjësuese të kësaj platforme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!