Edhe Google po kërkon për Artemisin në Greqi

schedule10:58 - 27 Mars, 2021

schedule 10:58 - 27 Mars, 2021

Gjurmët “digjitale” të 19-vjeçares Artemis Vassilis janë zhdukur, pasi një i panjohur fshiu shenjat në celularin e saj, shkruan protothema.

Hetuesit e Krimeve Kompjuterike  kontaktuan menjëherë Google, në mënyrë që të ndërmarrin veprime për të gjetur personin në fjalë, para se kalojnë gjashtë muaj që nga zhdukja e Artemis dhe provat të humbin.

Sipas të dhënave të emisionit “Dritë në tunel”, ndihma e Kriminologut  Vassilis Georgopoulos, ishte shumë e  rëndësishme. Me iniciativën e emisionit dhe pas konsultimit me familjen, u bë e mundur vazhdimi i hetimeve, raporton abcnews.al

Disa ditë më përpara, emisioni i bëri thirrje Kriminologut, të gjente vendndodhjen e saktë të celularit të Artemis Vassilis. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me  Skype, Vassilis Georgopoulos tha : “Falë iniciativës tuaj, familja më autorizoi të bëja kërkime në dy adresat e postës elektronike dhe një tablet të përdorur nga Artemis, për të gjetur gjurmët e saj.

Gjatë hetimit, ai zbuloi se dikush fshiu të gjitha gjurmët elektronike nga llogaria e saj, duke  fshirë gjithashtu të dhënat e celularit të saj”.

I pyetur nëse këto të dhëna mund të merren përsëri , Vassilis Georgopoulos u përgjigj: “Procedurat duhet të fillojnë menjëherë nga autoriteti kompetent i policisë, sepse pas 5 muajsh të dhënat do të fshihen”.

Sidoqoftë ka një dëshmi të re për humbjen e Artemis që mund të ndihmojë në zbardhjen e çështjes. Disa dëshmitarë pretendojnë se kanë parë  një vajzë me tipare dhe veshje të njëjta me vajzën, një ditë pas zhdukjes së saj.

“Burri im dhe unë po ktheheshim nga Anavyssos të shtunën pasdite dhe pamë një vajzë jashtë një kantieri të braktisur. Ajo kishte veshur atlete të bardha, pantallona me ngjyrë të errët dhe një bluzë apo këmishë me ngjyrë të hapur.

Ajo gjithashtu kishte një çantë shpine po ashtu me ngjyrë të errët.

Sipas dëshmitarëve, vajza dukej shumë e lodhur dhe ajo çfarë i bëri më shumë përshtypje çiftit të bashkëshortëve është fakti se Artemis po ecte vetëm në zonën e Kitsi në Koropi./abcnews.al