Edhe Ajeti jashtë/ Mbrojtësi u dëmtua me Serbinë, humbet sfidën me Letoninë

schedule12:33 - 10 Qershor, 2025

schedule 12:33 - 10 Qershor, 2025

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit.

Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!