Edhe 6 raste të reja me koronavirus, shkon në 132 numri i të infektuarve në Kosovë

schedule21:16 - 3 Prill, 2020

schedule 21:16 - 3 Prill, 2020

Në Kosovë janë regjistruar brenda orëve të fundit, 6 raste të reja me koronavirus. Kështu numri i të infektuarve në vend shkon në 132. Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 6 persona të tjerë duke bërë që numri i të shëruarve të shkojë në 16.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë 6 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji të Pejës, një me vendbanim në Pejë dhe një i karantinuar. /abcnews.al/