Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

E zë korrenti nga makina e krasitjes, vdes shqiptari në Greqi

schedule08:36 - 17 Korrik, 2024

schedule 08:36 - 17 Korrik, 2024

Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e së martës në Larisa të Greqisë. Fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos.

Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës.

Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje.



Policia po heton për shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!