Takimi mes Vllaznisë dhe Teutës, që po luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, është ndërprerë dy herë. Fillimisht në minutën e 18-të për disa minuta, ndërsa më pas, edhe në minutën e 35-të. Arsyeja është qesharake, pasi është shkëputur energjia elektrike.
Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në futbollin shqiptar dhe përveç mijëra problemeve të tjera, lojtarët duhet të shqetësohen edhe për ndonjë “zhdukje” direkte të dritave në stadium. F
Futbollistët në futbollin tonë bëjnë nxehje tre herë brenda 35 minutave, për të mbushur ato minuta boshe që krijon ikja e energjisë. Në minutën e 40′, takimi ka rifilluar dhe të shpresojmë që dritat nuk do të ikin sërish nga “Loro Boriçi”./abcnews.al