Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“E trishtë të përballesh me racizëm në 2019, kur do marrë fund ky absurditet?”

schedule09:06 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 09:06 - 23 Dhjetor, 2019

Racizmi godet sërish në Premier League. Tifozët e Tottenham nuk i pritën mirë duelet e Antonio Rudiger ndaj Son, sidomos faktin që detyroi aziatikun të largohej me karton të kuq. Koret dhe ofendimet raciste ndaj mbrojtësit gjerman nuk munguan në derbin e Londrës. Vetë “viktima” ka folur rreth kësaj çështje në rrjetet sociale. Rudiger ndihet keq që ky fenomen vazhdon dhe i cilëson si kriminelë ata që merren ende me kore raciste.

Është shumë e trishtë të përballesh sërish me fenomenin e racizmit në futboll, por mendoj se është e rëndësishme të diskutohet në publik për këtë temë. Nëse nuk ndodh, pas disa ditësh gjithçka harrohet dhe ndodh përsëri. E di që koret erdhën nga një tufë idiotësh, nuk përfshij gjithë tifozët e Tottenham. Kam marrë shumë mesazhe mbështetje nga ana e tyre, i falënderoj pa masë.

Shpresoj që kriminelët të kapen sa më shpejt dhe të dënohen. Kamerat e stadiumit duhet të ndihmojnë në këtë aspekt. Nëse nuk ndodh, mjafton të merren dëshmitë e personave dëshmitarë. Mëkat që racizmi vazhdon të ekzistojë ende në vitin 2019. Kur do të marrë fund ky absurditet?“, përfundon mbrojtësi i Chelsea. /abcnwws.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!