E trishtë/ Prej javësh në intubim, Covid-19 i merr jetën efektivit të policisë në Kosovë

schedule23:37 - 12 Gusht, 2020

schedule 23:37 - 12 Gusht, 2020

Një efektiv policie në Kosovë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e Covid-19.

Gegë Prenaj ishte në intubim prej disa javësh, pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mediat kosovare raportojnë se ai ishte nga fshati Gjorgjovik i Madh i Klinës, dhe punonte prej vitesh në stacionin policor të kësaj zone.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 365, ndërkohë që deri më tani janë konfirmuar pozitivë 10.795 persona./abcnews.al