FOTO/ Pjesët e shpërndara gjithandej, si u hodh në erë makina e prokurorit në Vlorë

schedule09:01 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 09:01 - 21 Dhjetor, 2019

Shpërthimi i orës 03:00 në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë ka shkaktuar frikë tek banorët. Pas verifkimimeve paraprake, policia konstatoi se ishte hedhur në erë me lëndë shpërthyese makina e prokurorit Albert Kuliçi, e cila është shkatërruar tërësisht në pjesën e motorit.

Pjesë të makinës janë shpërndarë përreth për shkak të forcës së shpërthimit duke e bërë makinën krejtësisht të papërdorshme.

Abcnews.al ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa dyshohet se ngjarja ka të bëjë me detyrën e prokurorit, ndërsa nga shpëthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Nga pamjet e siguruara shihet se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prokurori Kuliçi.

Informacion Paraprak:

Rreth orës 06:45, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, automjeti tip Volskwagen me targë AA 583OO dyshohet se është dëmtuar plotësisht me lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit dyshohet se është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar afër.

Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Mjeti Volkswagen është në pronësi të shtetasit A.K, me detyrë Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Për këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!