E rëndë, xhaxhai vret nipin në Fushë Krujë

18:34 | 14/03/202018:340

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Fushë Krujë ku një 41 vjeçar është qëlluar për vdekje nga xhaxhai i tij.

Burime për ABC News bëjnë me dije se viktima është Juljan Halili, i cili është qëlluar në hyrje të banesës e tij nga xhaxhai Shkelqim Halili rreth 50 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Halil të Fushë Krujës, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se është i armatosur.

Gazetari Ahmet Zani raporton për ABC News se ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të ndpdhur dy javë më parë mes dy familjeve. Ndër të tjera pas kontaktit me banorët perreth banesës ku ndodhi ngjarja e rëndë theksojnë se autorin e kësaj ngjarje e njohin si një person problematik, ndërsa sipas tyre viktima ishte një person i respektuar.

Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e kësaj ngjarje ku ka humbur jetën 35 vjeçari.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 14.03.2020, rreth orës 18:30, në Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J.H., 41 vjeç,nga xhaxhai i tij shtetasi Sh.H., rreth 50 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie , si dhe grupi hetimor.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori dhe vijon puna për kapjen e ti./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono