Një banesë në qytetin e Maliqit është përfshirë nga flakët.
Gazetari i ABC News raporton se kanë ka ndërruar jetë nëna 40 vjeçe, Mejreme Azisllar, kurse dy fëmijët e saj 14 dhe 6 vjeç ndodhen në spitalin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.
Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit”, njofton policia.
/abcnews.al

