E rëndë në Fier, humb jetën 16 vjeçari

schedule17:22 - 27 Tetor, 2019

schedule 17:22 - 27 Tetor, 2019

Policia e Fierit në një informacion paraprak ka njoftuar se Gj. T, një 16 vjeçar nga fshati Verri Fier, është vetvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16 e 30 dhe nuk dihen ende rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.

“Informacon paraprak: 

Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”./abcnews.al