Një histori e çuditshme vjen nga Turqia. Një 20-vjeçare, e cili u sulmua me acid nga ish-partneri i saj jo vetëm që e fali, por gjithashtu vendosi të martohej me të, pas lirimit të tij nga burgu.
Bëhet fjalë për Berfin Ozek, e cila u martua me 23-vjeçarin Casim Ozan Celtik. Në vitin 2019, Celtik i kishte hedhur acid menjëherë pas ndarjes së tyre, duke i thënë se nëse nuk e kishte ai, nuk do ta kishte askush tjetër.
Më pas autori u arrestua dhe u dërgua në burg, nga ku i dërgonte vazhdimisht mesazhe dashurie duke i kërkuar falje. Me sa duket ndikuan pasi Ozek fillimisht vendosi të heqë akuzat ndaj tij, duke komentuar se “nuk ndihem mirë nga mendimi se ai është mbyllur në të katër muret. I kemi shkruar shumë letra njëri-tjetrit. Unë e dua atë dhe ai më do shumë ”.
Megjithëse Ozek ndryshoi mendim, Casim u gjykua dhe u dënua me 13 vjet e 6 muaj burg. Por një ndryshim në legjislacion për shkak të COVID-19 rezultoi në lirimin e tij më herët, nën mbikëqyrjen gjyqësore.
Dhe këtu më e çuditshmja e rastit: Ndërsa sulmi e kishte lënë Ozek të deformuar dhe pjesërisht të verbër, me vetëm 30% shikim në njërin sy, Celtiku pas lirimit i propozoi martesë dhe ajo pranoi të martohej.
Babai i Ozek tha: ” Ajo u martua pa dijeninë tonë. Kam luftuar për të për vite të tëra, por e gjithë kjo ishte e kotë. Madje, avokati i saj sqaroi se nëse nuk do të ishte pandemia, e cila çoi në ndryshimin e legjislacionit dhe lirimin e parakohshëm të autorit, Celtik do të ishte ende në burg , duke vuajtur dënimin.
Natyrisht, historia ngjalli reagime në rrjetet sociale. “ Nëse dikush do të më pyeste se kush është njeriu më budalla në botë, do të thosha kjo grua”, shkroi një përdorues. g.v/abcnews.al