E “përzunë” tre herë nga Anglia, 30-vjeçari shqiptar nuk heq dorë: Mos më çoni në vendlindje, djali im tre-vjeçar…

schedule17:04 - 27 Nëntor, 2022

schedule 17:04 - 27 Nëntor, 2022

BRITANI E MADHE – Një shqiptar edhe pse Britania e Madhe e kishte dëbuar dy herë, nuk ka nguruar që të provojë sërish që të kalojë kanalin dhe të zhvendoset në ishull. Megjithatë sipas mediave britanike dhe kjo tentativë e tij ka dështuar për herë të tretë.

Ai kur është ndaluar nga policia, ka thënë se kishte të drejtën të rrinte në Britaninë e Madhe për shkak se kishte një fëmijë në Angli.

30-vjeçari Blerim Ismalaj u dëbua për herë të parë nga Britania e Madhe në janar të vitit 2013, pasi kaloi 16 muaj në një institut për shkelësit e rinj.

Që atëherë, ai është kthyer dy herë në Mbretërinë e Bashkuar – dhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në vitin 2019, ai pati një fëmijë me partneren e tij britanike, transmeton The Telegraph .

Ismalaj përdori rrethanat e tij për të argumentuar rastin sipas Aktit të të Drejtave të Njeriut, duke këmbëngulur se jeta e tre vjeçarit të tij do të ndikohej negativisht nëse ai do të detyrohej të largohej përsëri nga Mbretëria e Bashkuar.

Por një gjyqtar i lartë i emigracionit ka lënë në fuqi tashmë vendimin për deportimin e tij.

/abcnews.al/