Pas përfundimit të ndeshjes mes Hajduk Split dhe Dinamo Zagreb ka ndodhur një ngjarje e rëndë mbrëmjen e djeshme, sfidë e cila ka përfunduar me shifrat 2-0.
Ky takim është zhvilluar në stadiumin “Maksimir”, dhe pas mbarimit të ndeshjes në rrugët e Zagrebit, ka “shpërthyer” dhuna.
Sipas “Blic Sport” në orën 22:00, policia kishte rrethuar konviktin studentor ‘Stjepan Radiq’ në Zagreb me katër makina dhe 10 deri në 15 policë, për shkak të denoncimit se tifozët e Dinamo Zagreb, “Bad Blue Boys” kanë hyrë aty dhe kanë sulmuar fizikisht studentët.
Raportohet gjithashtu se anëtarët e grupit të tifozëve “Bad Blue Boys”, të njohur jo vetëm si mbështetës të Dinamo Zagreb, por edhe për aktet e tyre të dhunshme, janë ngjitur mbi gardhin e konvikteve dhe kanë sulmuar studentët dhe më pas janë larguar.
“Mendoj se kanë ardhur këtu, sepse e dinë që askush nuk është nga Zagrebi në konvikt dhe ata kanë dashur të hakmerren”,- u shpreh një student për “Jutarni”. Ndërsa më tej shtohet se mund të jenë arrestuar 10 deri në 15 persona. /f.a/abcnews.al