E pazakontë në SHBA, 2-vjeçari “vidhet” gabimisht bashkë me makinën

schedule10:18 - 7 Shtator, 2023

schedule 10:18 - 7 Shtator, 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Oklahoma ku një hajdut kishte synim vjedhjen e një makine, por brenda saj ndodhej një fëmijë 2 vjeç. Policia arriti të kthejë në shtëpi shëndoshë e mirë një djalë 2 vjeçar.

Autoritetet u vunë në alarm pas lajmit që mori për zhdukjen e të miturit dhe u vu në ndjekje të makinës Infiniti QX50 që ishte marrë nga grabitësit. Pas disa minutash ata gjetën makinën e braktisur dhe fëmijën e vogël që qëndronte brenda i trembur.

Efektivët janë vënë në kërkim të të dyshuarit.

/abcnews.al