E pazakontë: Mjekët në Lituani gjejnë mbi një kg gozhda dhe vida në stomakun e pacientit

schedule07:50 - 5 Tetor, 2021

schedule 07:50 - 5 Tetor, 2021

Mjekët në Lituani kanë hequr më shumë se një kilogram gozhda dhe vida nga stomaku i një burri i cili filloi të gëlltiste objekte metalike pasi la alkoolin. Ai u shtrua në spital në qytetin e portit të Baltikut, Klaipeda me dhimbje të forta barku.

Një rreze X e stomakut të tij tregoi copa metali-disa me madhësi deri në 10 cm. Ndërkohë, spitali u siguroi mediave një fotografi, në të cilën shfaqeshin gozhda dhe vida.

“Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë,” tha Algirdas Slepavicius, kirurg kryesor në Spitalin Klaipeda për mediat lokale.

Sakq, mjeku bëri me dije se gjendja shëndetësore e pacientit ishte e qëndrueshme pas operacionit./abcnews.al