E Para: Turbina aktive në merkato, tre afrime në pak ditë

schedule14:45 - 12 Janar, 2021

schedule 14:45 - 12 Janar, 2021

Turbina ka nisur që në muajin dhjetor të përforcohet për pjesën e dytë të sezonit në Kategorinë e Parë. Cërrikasit nuk janë të kënaqur me ecurinë e deritanishme dhe duan të ngjiten në renditje.

I pari që u afrua te Turbina ishte mbrojtësi Saulo Nacur, ndërkohë që para pak ditësh nga Presheva zbarkoi edhe mesfushori Besim Salihu.

Trajneri Alfred Allamani ka nevojë edhe për lojtarë të tjerë dhe nga Dinamo Turbina mori sulmuesin Ardit Jaupaj, një lojtar që ka dalë nga Partizani dhe ka luajtur edhe me Bylisin.

I fundit që është konfirmuar si lojtar i skuadrës nga Cërriku është mbrojtësi Florian Daci, i cili ishte pjesë e Tomorit dhe në të shkuarën ka luajtur me Naftëtarin, Kastriotin dhe Lirinë e Prizrenit në Kosovë. /abcnews.al