E Para sot: Dinamo-Besëlidhja sfida e shumëpritur, luhet edhe në Orikum

schedule10:14 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 10:14 - 14 Dhjetor, 2020

Kategoria e Parë përmbyll javën e shtatë ditën e sotme me dy ndeshje në grupin A, madje njëra prej tyre është mjaft interesante dhe do të transmetohet në RTSH, televizion që ka blerë të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të kësaj kategorie.

Dinamo ka mundësinë të marrë vendin e parë në grup, pasi Burreli u ndal një ditë më parë në barazim 2-2 me Erzenin. Blutë e kryeqytetit nuk kanë një ndeshje të lehtë, pasi përballë tyre vihet skuadra e Besëlidhjes.

Lezhjanët gjithashtu synojnë ngjitjen në elitë dhe do bëjnë maksimumin të marrin tre pikët sot në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes. Takim tjetër i programuar të luhet sot, prej orës 13:30, është ai mes Orikut dhe Partizanit B. /abcnews.al