E papritur: Enxhi, Dhespina përfundojnë të fundit, cilën konkurrente shpëtoi juria

schedule23:43 - 14 Maj, 2021

schedule 23:43 - 14 Maj, 2021

Si çdo puntatë në StyleStar edhe në fund të mbrëmjes së sotme kemi pasur një skualifikim. Ndryshe nga disa puntata të spektaklit ku konkurrentet e reja janë renditur në fund , sonte ka ndodhur e kundërta.

Publikut i ka bërë shumë çudi fakti se tek tre më pak të votuarat ishin dy nga vajzat që janë pjesë e spektaklit prej fillimit dhe Doruntina, që është pjesë e StyleStar prej tre javësh tashmë. Ato gjithashtu kurrë nuk kishin dalë në fund të listës së pikëve.

Me shumicë votash konkurrentet e tjera kanë shpëtuar Dhespinën ndërsa juria ka votuar Enxhin. Duke skualifikuar rrjedhimisht konkurrenten e tretë , Doruntinën.

Dy konkurrentet që vazhduan shprehën falenderimet përkatësisht për vajzat dhe jurinë, duke qenë se përveç veshjes që ato kishin realizuar sonte , u morëm parasysh dhe evolimi i vajzave nga puntata në puntatë./ Abcnews.al