E paprecedentë çfarë i ndodh Skënderbeut, ka një çështje edhe te Vllaznia!

schedule08:49 - 6 Nëntor, 2019

schedule 08:49 - 6 Nëntor, 2019

Skënderbeu pësoi katër gola në shtëpi nga Laçi në fundjavë, ndërkohë që sikurse dihet korçarët janë të përjashtuar për dhjetë vite nga kupat e Europës. Veç kësaj, UEFA e ka gjobitur klubi juglindor edhe me 1 milion euro gjobë. Sikurse kuptohet, edhe situata financiare në kampin korçar nuk mund të jetë më e mira.

Edhe vjet ka pasur probleme pagash, por ajo që ka ndodhur para ndeshjes me Laçin nuk ishte pritur. Sikurse raporton “Panorama Sport”, futbollistët nuk janë lejuar që të ushqehen te restoranti i zakonshmen dhe shkak për këtë thuhet të jetë mungesa e korrektësisë nga ana e klubit Skënderbeu.

Versioni i klubit, sipas gazetës, është se nuk ka dakordësi për çmimin e menysë. Gjithsesi kemi të bëjmë me një situatë jo normale, që është zgjidhur duke bërë marrëveshje me një restorant tjetër, ku tanimë lojtarë e Skënderbeut do të ushqehen në vazhdim.

Hygor gjatë prezantimit te Vllaznia

VLLAZNIA – Shkodranët nuk e kanë përjetuar mirë humbjen me Bylisin në shtëpi dhe normalisht kritikat nuk kanë munguar për lojtarët. Trajneri Mirsad Jonuz së fundmi ka marrë një lajm jo të mirë. Mesfushori brazilian, Hygor, pas ndeshjes së të premtes me Tiranën do të largohet drejt vendlindjes.

Ai ka marrë leje për shkak të disa problemeve familjare, ndërkohë që nuk dihet nëse ai do të rikthehet sërish në Shkodër për të vijuar zbatimin e kontratës mes palëve. Hygor ka luajtur në tetë ndeshje me kuqeblutë dhe ka shënuar tre gola, mes tyre një trepikësh në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Laçit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!