E nominuara e Trump për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim përballet me seancën dëgjimore

schedule12:33 - 23 Tetor, 2019

schedule 12:33 - 23 Tetor, 2019

E nominuara e Trump për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim do të përballet me Senatin Amerikan më 29 tetor 2019.

Seanca dëgjimore në komisionin për Çështjet e Jashtme do të zhvillohet për të shyrtuar emërimin si ambasadore në Shqipëri të Yuri Kim.

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Yuri Kim është propozuar nga presidenti Donald Trump në Senat për kredencialet si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri në 17 korrik të këtij viti.

Yuri Kim ka lindur në Korenë e Jugut dhe është rritur në Guam, pjesë e ishullit të Mikronezisë, në Paqësorin Perëndimor.

Kim ka një karrierë të gjatë në diplomacinë amerikane dhe ka qenë pjesë e stafit të disa presidentëve amerikanë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!