E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy Vanhorn është takuar sot me Kryeministrin Edi Rama.
Në këtë takim u diskutua lidhur me vlerat e përbashkëta mes dy vendeve si aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë.
VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.
Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:
Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.
/abcnews.al/