Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E moshuara përgatit ullinj të mbushur, ndërsa i nënshtrohej operacionit në tru

schedule09:48 - 10 Qershor, 2020

schedule 09:48 - 10 Qershor, 2020

Një grua 60-vjeçare nga Abruzzo në Itali, ka përgatitur ullinj të mbushur, ndërsa i nënshtrohej një operacioni në tru. Pas përfundimit të operacionit që zgjati dy orë e gjysmë, dhe që morën pjesë 11 persona, Roberto Trignani, drejtues i Departamentit të Neurokirurgjisë, tha se “gjithçka shkoi mirë”.

Për mjekun që ka kryer me qindra ndërhyrje kjo nuk ka përbërë asnjë habi, pasi përgjatë 5 viteve të fundit, ai ka bërë rreth 60 operacione, ku pacientët qëndrojnë “zgjuar” duke kryer aktivitete të ndryshme, ndërsa i nënshtrohen ndërhyrjes, shkruajnë mediat e huaja.

Rasti i 60-vjeçares është rasti i fundit i një serie ngjarjes që ndodhin gjatë operacionit, më parë ai ka kryer operacione, ku pacientët kanë luajtur në vegla muzikore apo kanë kryer aktivitete të tjera. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!