E moshuara humbet 32 milionë dollarë pas një mashtrimi që i bënë përmes celularit

schedule09:09 - 22 Prill, 2021

schedule 09:09 - 22 Prill, 2021

Policia e Hong Kongut ka arrestuar një burrë, pasi një grua 90-vjeçare humbi 32 milionë dollarë në një mashtrim. E moshuara kontaktoi policinë më 2 mars dhe u tha atyre se kishte vërë një total prej 10 pagesash pasi mashtruesit i thanë se identiteti i saj ishte përdorur në aktivitete kriminale në territorin e Kinës.

90-vjeçarja tha se mashtruesi pretendonte se ishte një zyrtar i zbatimit të ligjit dhe e vizitoi atë në shtëpinë e saj. Ai i kishte dhënë një celular me të cilin do të komunikonte me ta, tha policia. E moshuara më pas bëri një seri transaksionesh në dy llogari bankare, siç ishte udhëzuar nga mashtruesit. Ajo jeton në një lagjen më të pasur të Hong Kongut, në zonën e quajtur The Peak.  Kjo nuk është hera e parë që të moshuarit mashtrohen në këtë mënyrë dhe u vidhen paratë./e.b-abcnews.al