E mbushur me tatuazhe në të gjithë trupin, Dafina Zeqiri merr vendimin e rëndësishëm

schedule12:16 - 15 Maj, 2021

schedule 12:16 - 15 Maj, 2021

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka spikatur gjithmonë për stilin e saj të veçantë në “look”. Një ndër detajet që bien më shumë në sy në trupin e saj janë tatuazhet e shumtë në numër.

Së fundmi, Dafina ka vendosur të fshijë një tatuazh që kishte në gjoks.

Ka qenë vetë këngëtarja që publikoi disa pamje se si duket pas fshirjes së tatuazhit, por nuk ka treguar pse e mori këtë vendim.

“I dua tatuazhet e mia! Artisti im i tatuazheve është më i mirë! Unë vetëm…çfarëdoqoftë”, ka shkruar Dafina në Instagram.

Kujtojmë që këngëtarja është duke punuar për të publikuar këngën e saj më të re me titull “Japa” e që pritet të vijë si pjesë e dytë e këngës “Vuj, vuj, vuj”./abcnews.al