“E lashë ndezur dhe dola jashtë për nevojat personale”, të riut i vjedhin “Audin” në Durrës

schedule21:22 - 10 Qershor, 2022

schedule 21:22 - 10 Qershor, 2022

Një 31-vjeçar ka rënë pre e vjedhjes mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës-Tiranë. Policia bën me dije se Fiorenc Sadiraj, 31 vjeç i kanë vjedhur automjetin tip “Audi A7”.

Ky i fundit ka denoncuar në polici se makinën e kishte lënë ndezur dhe ka dalë jashtë saj për nevojat personale, ndërsa dy persona ia kanë marrë.

“U nisa drejt Tiranës nga Vlora. Sa hymë në autostradë në Durrës ndalova për të kryer nevojat fiziologjike. Makinën e lashë hapur e me çelës ndezur. Dy persona e morën, por ishte errësirë dhe nuk munda t’i dalloja”, mësohet të ketë thënë ai.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.

/abcnews.al