Nuk kisha ndonjë dyshim se çfarë do të vendoste Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në lidhje me numëruesit e PDIU, pasi është në dorë të Ramës. Kështu është shprehur kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi pasi KAS rrëzoi kërkesën e kësaj partie për të pasur një anëtar në grupin e numërimit të votave.
“Nuk kisha ndonjë dyshim se çfarë do bënte KAS, janë në dorë të Ramës, dhe ai e ka merak PDIU-ne…Është e rëndësishme që Rama ka një merak me PDIU, por duke hequr çështjen çame, e duke hequr emrin Çamëri nga librat e historisë. Sa herë që shkon në Greqi dhe nuk kujtohet që kemi një ligj lufte, do ta ketë PDIU-në përballë. Tregon peshën e PDIU në 5 qarqe. Ne ndajmë mandatet.”
Në një bisedë me Juli Xhokaxhinë në ABC, Idrizi theksoi po ashtu që kjo nuk është hera e parë që PDIU është pa numërues, ndërsa shtoi se gjithsesi mënyrën sesi do t’i monitorojnë votat e kanë gjetur.
“Kështu ka ndodhur në disa palë zgjedhje. E kemi gjetur me njëri-tjetrin që të monitorojmë votat e koalicionit. Edhe kur të numërohen numrat, PDIU do të jetë prezente.”
I pyetur se sa mund të zgjasë procesi i numrit me formatin e ri të fletëvotimeve, Idrizi tha se për partitë do të jetë një proces i lehtë, por ndërlikimi i situatës nis kur të fillojë numërimi i votave të kandidatëve.
“Do të jetë më e lehtë për votat e partive. Do të dalë shumë shpejt fituesi i zgjedhjeve. Më i gjatë, procesi i numrave të telebingos së Ramës.”
Ndërsa, duke folur për listimin e kandidatëve në fletëvotime me numra dhe jo me emra, kreu i PDIU tha se kjo është një lëvizje e radhës e kryeministrit për të devijuar vullnetin e njerëzve.
“Është në vazhdën e një programimi që të sjellë sa më shumë tollovi dhe për të devijuar vullnetin e njerëzve. Bie në sy që s’ka lënë llaf pa thënë të gjithë kandidatëve të opozitës. Kjo duke etiketuar emra të caktuar emra të caktuar në listën e opozitës. Edhe pse ai fliste për emra na ka marku të gjithë me numra. Nëse shohim listën e Ramës, do kontrastonin me pjesën tjetër. Prandaj ai e çoi deri në fund procesin për të devijuar votën e qytetarëve. Në jemi në një fron opozitar kundër nje njeriu të vetëm. Jo përballë PS.”
Kreu i PDIU theksoi se tashmë Shqipërisë i duhen njerëz normalë që ta qeverisin.
“Ne na duhen ca njerëz normalë që të na qeverisin. Ka ardhur koha që Rama të shkojë në shtëpi e të çlodhet. Kjo është demokracia. Erdhi si njeri që do të sillte ndryshime e u kthye në regjim. Të mblidhemi të gjithë e ta çojmë Ramën në Banglandesh…” sb/abcnews.al/