E la e dashura se ishte i shëndoshë, 29-vjeçari bën ndryshimin drastik

schedule13:57 - 6 Tetor, 2020

schedule 13:57 - 6 Tetor, 2020

Një 29-vjeçar i vendosi qëllim vetes të humbte peshë, pasi e dashura e la se ishte i shëndoshë. Phelim Stack vendosi që të shkonte në palestër dhe në vetëm 18 muaj arriti të fitonte peshën e dëshiruar.

Vendosa ta bëj ndryshimin menjëherë natën kur ajo u largua. Thjesht doja të largoja peshën e padëshiruar që ishte si një “bagazh” që po më konsumonte mua dhe mendimet e mia.”, tha ai.

Phelim vendosi që të kujdesej me ushqimin dhe të ushqehej shëndetshëm. Ai thotë se stërvitja filloi ta ndihmonte gjendjen e tij shpirtërore, veçanërisht kur ish-partnerja e tij kishte nisur një romancë të re vetëm pak javë pas ndarjes.

Ndarja ishte ndoshta përvoja më e keqe e jetës sime. Unë shmanga mjekimin dhe vendosa: “Do të bëj stërvitje si anti-depresivin tim.” tha ai. xh.d/abcnews.al

Për të transformuar stilin e tij të sëmurë të jetës Phelim ndryshoi dietën e tij në mënyrë që ai të hante vetëm një vakt 1,800 kalorish në ditë dhe të bënte një stërvitje kardio çdo ditë