E kryer: Paul Pogba i Juventusit sërish, detajet e marrëveshjes

schedule19:15 - 23 Qershor, 2022

schedule 19:15 - 23 Qershor, 2022

Takimi i sotëm ka sjellë rezultat. Juventusi ka arritur marrëveshjen për transferimin e Paul Pogba, i cili në fund të muajit del lojtar i lirë.

Pasi e shiti për gati 100 milionë euro, Juventusi e rikthen francezin pa asnjë qindarkë dhe palët do të nënshkruajnë një kontratë për 3 vite.

Në marrëveshje ka edhe një “+1” për sezonin e katërt, ndërkohë që Pogba do të përfitojë 8 milionë euro në sezon, si dhe 2 milionë të tjera mund t’i marrë përmes bonuseve.

Ditët e para të korrikut mesfushori do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë firma dhe prezantimi si lojtar i Juventusit. / abcnews.al