E kryer me Stenio Junior, Murataj e Seferi goditjet e Partizanit?

schedule14:17 - 6 Janar, 2021

schedule 14:17 - 6 Janar, 2021

Taulant Seferi është zyrtarizuar te Tirana para dy ditësh, por dje bardheblutë morën lajmin e keq për bllokimin e merkatos dhe menjëherë po tenton të përfitojë Partizani.

Supersport raporton se bisedimet kanë nisur mes drejtuesve të “demave” dhe menaxherit të futbollistit të kombëtares shqiptare. Jo vetëm kaq, por ka pasur kontakte edhe me Young Boys që i kishte dhënë më parë “OK”-in Tiranës.

Synimi i Partizanit është ta huazojë dhe ta ndajë pagesën me zviceranët, pasi Seferi përfiton 12 mijë euro në muaj. Të kuqtë thuhet se kanë mbyllur marrëveshjen edhe me brazilianin Stenio Junior, i cili luan si sulmues anësor.

Një tjetër emër, të cilin Partizanit e kërkonte edhe në verë, është edhe mesfushori Valentino Murataj. Emri i kapitenit të Bylisit ka dalë sërish në skenë, por ende nuk ka një zyrtarizim nga klubi i Bylisit apo i Partizanit për një marrëveshje mes tyre.

Abcnews.al është interesuar dhe konfirmohet nga burime pranë klubit ballshiot dhe lojtarit se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, por nuk zbulojnë detaje të tjera.  /abcnews.al