Tentoi të vriste 36-vjeçarin natën e Vitit të Ri, arrestohet autori

schedule14:53 - 27 Janar, 2022

schedule 14:53 - 27 Janar, 2022

Vlorë – Është arrestuar Arber Shollaj pasi akuzohet për tentativë vrasje.

Sipas policisë  Arber Shollaj ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai  më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/