Konflikt mes dy bashkëshortëve te Apeli i Shkodrës, alarmi fals ngre në këmbë policinë

schedule08:46 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 08:46 - 22 Dhjetor, 2021

Dy bashkëshortë janë konfliktuar paraditen e sotme para Gjykatës së Apelit në Shkodër. Burime bëjnë me dije për ABC se ata janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme për të sqaruar edhe shkakun e konfliktit.

Gjatë kësaj kohe në policinë e Shkodrës ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri përpara Gjykatës së Shkodrës. Nuk dihet nëse kjo telefonatë ka lidhje me konfliktin mes bashkëshortëve apo ka qenë një alarm i rremë.

Nga krehja e zonës nga shërbimet e policisë deri më tani nuk rezulton të ketë pasur të shtëna me armë zjarri. Po punohet për të zbardhur nëse ka qenë apo jo një alarm fals që ka mobilizuar menjëherë policinë e cila ka rrethuar Apelin e Shkodrës për të verifikuar rastin. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!