Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së hënës në Vlorë. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për dy viktima. Dyshohet se bëhet fjalë për krim brenda familjes, se nipi ka vrarë xhaxhain dhe më pas edhe veten.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mekat ku Genci Koreta ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, Jorgji Koreta dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar arma e gjahut. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhje e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/



