Read More…

"/>

SPAK arreston një polic në Kukës

schedule11:23 - 15 Janar, 2022

schedule 11:23 - 15 Janar, 2022

Një punonjës i policisë së Kukësit, është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion.

Sipas SPAK, shtetasi Shkëlqim Çika me detyrë punonjës policie, specialist zone në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar rryshfet shtetasit me inicialet Admir Spahia,, me qëllim që të mos referonte në prokurori largimin e tij nga banesa, edhe pse ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Rasti i mitmarrjes dyshohet se ka ndodhur në datën 13 janar të këtij viti, dhe arrestimi i policit është bërë pas ndërhyrjes së SHÇBA-së.

/abcnews.al