Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VENDIMI/ Shtyhet pa afat hapja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve

schedule20:16 - 1 Prill, 2020

schedule 20:16 - 1 Prill, 2020

Çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet nuk do të hapen në 3 prill.

Ministria e Shëndetësisë firmosi urdhrin që mbyllja të vazhdojë si për institucionet publike edhe për ato private deri në përfundim të epidemisë së Covid 19.

Po një lloj, Ogerta Manastirliu ka vendosur të shtyjë pa afat të gjitha urdhrat e mëparshëm që kishin caktuar datën 3 prill si afat për të mbajtur mbyllur aktivitetet.



Kështu, baret, restorantet dhe njësitë e tjera të mbyllura nuk do të hapen derisa rreziku nga koronavirusi të largohet.

Pa fat do të rrinë mbyllur edhe klinikat dentare, ndërsa nuk do të mbahen aktivitete masive në ambiente publike e jo publike derisa të mposhtet rreziku i pandemisë.

Spitalet në vend, përfshirë dhe QSUT-në dhe Sanatoriumin, nuk do të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale, përvec urgjencave.

Personat me aftësi të kufizuara dhe invalitët nuk do të paraqiten pranë komisioneve të vlerësimit të KEMP-eve.

Në këtë mënyrë, të gjitha kufizimet e vendosura deri më tani, që mbanin datën 3 prill si afat i fundit kufizues, do të jenë të ndaluara për një afat të pacaktuar.

Këtu hyn dhe pamundësia për të lëvizur në këmbë apo me makinë, në qytetet apo midis qyteteve, pa një autorizim.

/abcnews.al

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!