E FUNDIT/ Shkon në 24 numri i viktimave, vijon kërkimi nën rrënoja

schedule23:23 - 26 Nëntor, 2019

schedule 23:23 - 26 Nëntor, 2019

23.20 – Zv/Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, në një lidhje direkte, në ABC News, ka njoftuar se numri i viktimave nga tërmeti ka shkuar në 24 persona.

22.00- Ndërron jetë i riu që kishte mbetur nën rrënoja për më shumë se 17 orë  në Thumanë.

Ora 21.00- Ndërron jetë në spitalin e Traumës 30-vjeçarja që u nxorr pak më parë nga rrënojat. Ajo u shpëtua nga forcat speciale RENEA pas 14 orësh nënë rrënoja në një pallat 6-katësh, ndërsa pak orë më parë prej aty ishte nxjerrë e vdekur vajza e saj e mitur 8-vjeçe.

Ora 18.55 –Nxirret një tjetër trup i pajetë në Thumanë, duke e çuar në 21 numrin total të viktimave nga tërmeti i sotëm apokaliptik.

Ora 17.50 – Tërmeti me përmasa apokaliptike ka shënuar viktimën e 20 në këto orë të pasdites. Mësohet se nga rrënojat janë nxjerrë pajetë një grua dhe një djalë ndërsa nuk bëhet ende me dije identiteti i tyre.

Ora 17.40 – Shënohet viktima e 19-të nga termeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nuk bëhen ende me dije detaje për identitetin e tij.

Ora 17.00 – Është nxjerrë pak minuta më parë, një nga trupat e mbetur në rrënojat e hotelit Tropikal pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.

Sipas raportimeve më të fundit bëhet fjalë për një 29 vjeçar nga Kosova që kishte prenotuar në hotel.

Ndërkohë që janë të paktën edhe 10-15 persona që janë në rrënojat e hotelit.

Ora 16.45- Rëndohet edhe më tej bilanci tragjik i tërmetit apokaliptik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.  Mësohet se një fëmijë  është nxjerrë i vdekur nga pallati i rrëzuar tek lagja 18 në Durrës.

Deri tani mësohet se bilanci i viktimave shkon në 18 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!