Sherr në Malësi të Madhe, plagoset një person

schedule12:00 - 29 Maj, 2020

schedule 12:00 - 29 Maj, 2020

Një përson është plagosur me mjet prerës (kmesë) pak minuta më parë në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit për motive të dobëta.

Ndërkohë, forcat “Shqiponja”  të drejtorisë së policisë Shkodër janë nisur drejtë vendit të ngjarjes.

Informacion Paraprak

Me datë 29.05.2020 në orën 11:30, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, është plagosur me mjete prerëse shtetasi Gj. P. 65 vjeç i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spital, Malësi e Madhe.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë indentifikuar si autor të dyshuar shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshartin Vukpalaj, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /abcnews.al