Rekord vdekjesh nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri, shënohen 986 raste të reja

schedule17:40 - 25 Shkurt, 2021

schedule 17:40 - 25 Shkurt, 2021

Rekord vdekjesh nga COVID-19 është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. 21 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojë betejën me këtë sëmundje. Konkretisht janë 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3691 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Berat, 25 raste në Peqin, 22 raste në Krujë, 17 raste në Mallakastër, Kuçovë, 13 raste në Kurbin, Kavajë, Kamëz, 12 raste në Delvinë, 11 raste në Gramsh, 10 raste në Kukës, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Kolonjë, 7 raste në Mirditë, Mat, 4 raste në Devoll, Rrogozhinë, Bulqizë, 3 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Skrapar, Vorë,  2 raste në Librazhd, Divjakë, Himarë, Shijak, Patos, 1 rast në Tropojë, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë.

Janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1031 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 10,135 vaksinime antivCOVID.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (25 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       986

Të shëruar në 24 orë     849

Të shtruar në spitale      628

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3691

Testime totale           455,334

Raste pozitive            104,313

Raste të shëruara      67,158

Raste Aktive               35,419

Humbje jete                1,736

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22444

Fier        2686

Durrës     1721

Vlorë       1794

Shkodër   1389

Gjirokastër 1004

Elbasan    924

Lezhë   837

Berat      977

Korçë  936

Dibër    360

Kukës   347

/mv.abcnews.al