Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në prononcimin e tij përpara medias tha se gjatë përpjekjeve të tij për dialog nuk ka mundur të gjejë zgjidhje prandaj ai i ka bërë thirrje shqiptarëve për të vendosur demokracinë përmes protestave.
“Si President i Republikës, kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë për dialog dhe pas gjithë kësaj loje që po i tmerron qytetarët shqiptarë. Dua t’i them qytetarëve shqiptarëve që me këtë klasë politike jeni të pa shpresë. E vetmja rrugë është të ushtroni demokracinë direkte. Për ndryshe pas disa vitesh nuk do të ketë më këtu shqiptarë. Do ketë vetëm emigrantë. Kjo është e vetmja rrugë transparente që pas ca vitesh të mos i ndërrosh emrin Shqipërisë siç ia ndërruan emrin stadiumit “Qemal Stafa” për çështje të globalizimit. Në Shqipëri nuk ka më votime, ka vetëm komandime. Më 8 dhjetor ora 12 në sheshin demokracia në qytetin studenti. Shqipëria duhet të hyjë në epokën e referendumit. Kjo klasë politike dështoi në mënyrë më të turpshme si asnjëherë më parë. Shikoni ku ka qenë në vitet 200 dhe ku ka përfunduar sot”, tha Meta./abcnews.al


