Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Meta pas takimit me familjarët e Arjan Salës: Do ta kujtojmë si një qytetar të përgjegjshëm

schedule11:04 - 27 Mars, 2021

schedule 11:04 - 27 Mars, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ditën e sotme është takuar me familjarë të 32-vjeçarit Arjan Sala.

“Theksoj se heroi i kësaj ngjarje nuk jeton më. Falë angazhimit të tij u shpëtuan shumë jetë. Ne do ta kujtojmë gjithmonë një qytetar të përgjegjshëm. Një patriot, që pranoi të lërë pas një fëmijë jetim që shumë familje të tjera të mos kishin viktima”, ka thënë Meta.



Sala humbi jetën për shkak se u bllokua nga zjarri që ra në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”.

Lexo edhe: Kush është heroi Arjan Sala: Punonte prej 5 vitesh si roje sigurie dhe baba i një djali  

32-vjeçari hyri për të shpëtuar punonjësit, ndërsa nuk mundi të shpëtonte vetë duke humbur në këtë mënyrë jetën si hero në krye të detyrës.

Lexo edhe: “Arjan Sala, heroi ynë!” Meta: Mbi vetëflijimin e tij uroj të ndërtohet një shtet më njerëzor

Më herët Meta reagoi edhe nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook”, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për veprën e Arjan Salës, i cili me ndjenjën e përmbushjes së detyrës shpëtoi jetën e qytetarëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!