Përplasen motorët në Peqin, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

schedule16:41 - 7 Gusht, 2020

schedule 16:41 - 7 Gusht, 2020

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Peqin.  Abcnews.al mëson se janë përplasur dy motorë dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe një është plagosur rëndë.

Më aksident janë përfshirë Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin dhe 52-vjeçari Y.I..

Për pasojë jetën e ka humbur 40-vjeçari Sh.Sh. Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplasur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.  /abcnews.al/