Operacion “blic” në Gjirokastër, sekuestrohen makina luksoze: Shoqërohen 9 “të fortë”

schedule09:50 - 8 Shkurt, 2020

schedule 09:50 - 8 Shkurt, 2020

Një operacion “blic” është kryer gjatë orëve të fundit në Gjirokastrës duke sekuestruar 10 makina luksoze, të cilat janë konstatuar se kishin probleme me dokumentacionin si edhe i përkisnin personave me precedentë të theksuar kriminalë.

Gjatë operacionit në fjalë janë shoqëruar edhe 9 persona.

Abcnews.al mëson se makinat janë sekuestruar gjatë operacionit që nisi mbrëmë në të gjithë vendin duke përfshirë edhe qytetet e jugut. Gjatë krehjes, policia ka kontrolluar një numër të madh makinash luksoze, 10 prej të cilave kanë mbetur në “rrjetën” e bluve.

Siç raportoi abcnews.al, operacion i ngjashëm u krye mbrëmë edhe në Tiranë, Fier dhe Elbasan. /abcnews.al