Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti u regjistrua pak minuta më parë.
Nga të dhënat e para mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4 i shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik.
Bilanci i viktimave është rënduar orë pas orë, ndërsa deri në këto momente raportohet për 20 jetë të humbura.
Zonat më të prekura janë Durrësi dhe Thumana, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimin vijojnë që prej orëve të para të mëngjesit ku u regjistrua tërmeti i fortë 6.4 i shkallës Rihter./abcnews.al