Një person është nxjerrë pa jetë nga rrënojat e një godine në Durrës. Gazetari i Abc News raporton se ai u nxorr pak më parë nga rrënojat.
Deri më tani është raportuar për dy viktima të tjera në Kurbin, ku një person ka rënë nga pallati ndërsa një tjetër u përplas me makinë pasi humbi kontrollin për shkak të tërmetit.
Ministria e Arsimit njoftoi pezullimin e mësimit në tre qarqe të vendit për shkak të situatës së shkaktuar nga tërmeti.
https://youtu.be/CfVSJKEiXA4
Dëme të konsiderueshme janë shënuar në Durrës, Thumanë dhe Lezhë. /abcnews.al