Në 24 orët e fundit, një person ka humbur jetën nga Covid-19. Kështu, numri total i viktimave nga koronavirusi në vend shkon në 113.
Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor njoftoi se betejën me sëmundjen në spitalin “Covid2” “Shefqet Ndroqi”, e ka humbur një 80-vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.
Po ashtu, njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive.
Lexo edhe: Përgjysmohen testimet por shifrat sërish të larta, 81 raste të reja me Covid-19
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.
COVID-19 – Statistika (20 Korrik 2020)
Testime totale 35705
Raste pozitive 4171
Raste të shëruara 2352
Raste Aktive 1706
Humbje jete 113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 824
Durrës 210
Shkodër 199
Vlorë 101
Lezhë 87
Korçë 62
Kukës 50
Elbasan 48
Fier 42
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 19 /abcnews.al/