Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Motori përplaset me makinën e policisë në Tiranë, tre të lënduar

schedule16:44 - 24 Gusht, 2021

schedule 16:44 - 24 Gusht, 2021

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Një motor është përplasur me një makinë policie.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit dhe pasagjeri i motorit. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 24.08.2021, rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”, shtetasi E. T., 26 vjeç duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë  me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç.



Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!